Panorthodox Synod

Panorthodox Synod, An International Forum for Theological Reflection and Discussion on the Holy and Great Council and Ecumenical Dialogue

Facebook

Κυριακή, 23 Δεκεμβρίου 2018

ΧΡΙΣΤΟΥΓΕΝΝΙΑΤΙΚΟ ΜΗΝΥΜΑ ΑΡΧΙΕΠΙΣΚΟΠΟΥ ΑΛΒΑΝΙΑΣ 2018 - ΑΝΤΙΔΟΤΟ ΣΤΗΝ ΑΝΑΣΦΑΛΕΙΑ


ΟΡΘΟΔΟΞΟΣ ΑΥΤΟΚΕΦΑΛΟΣ ΕΚΚΛΗΣΙΑ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ

Mesazhi i Kryepiskopit Anastas, Krishtlindje 2018 - Antidoti i pasigurisë

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË 
KRISHTLINDJE 2018

+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Antidoti i pasigurisë 
Klerit dhe popullit besimtar 
Bij fort të shtrenjtë më Zotin,
"Ja, Krishti lind, lavdërojeni... Ja, Krishti mbi dhenë, ngrihuni."
(Zbritësoret e Krishtlindjes)
   Një pasiguri e përgjithshme, si re pluhuri bërthamor, është përhapur në mbarë shoqërinë e sotme, duke shkaktuar vështirësi shqetësuese në frymëmarrje. Shumë përpiqen të përballen me të duke akumuluar pasuri materiale të çdo lloji. Të tjerë kërkojnë miq të fortë, njerëz me pushtet politik dhe ekonomik. Disa gjejnë strehë në ideologji të çuditshme fetare me origjinë aziatike. Njerëzit synojnë të fitojnë siguri me mënyra të shumëllojta.
   E kremtja e Krishtlindjes vjen që të na ofrojë antidotin e efektshëm kundër virusit të pasigurisë, të rigjallërojë në mendjen dhe në ndërgjegjen tonë një të vërtetë që shpesh harrohet se "Perëndia është me ne". Pikërisht ky është kuptimi i emrit të Shpëtimtarit që po vjen: "Emanuel". Fjala e Perëndisë "u bë mish dhe banoi ndër ne" (Jn. 1:14).
   Kjo përbën përvojën thelbësore të Kishës: Perëndia i pafund dhe i pakonceptueshëm, nuk e braktisi botën dhe e la të vetme kundër fuqive të urrejtjes dhe egocentrizmit. Biri dhe Fjala e Perëndisë mori natyrën njerëzore. Sipas shën Vasilit të Madh, Ai erdhi në tokë "për ta sjellë tërë njerëzimin te vetja", për ta rilidhur me Krijuesin e tij, Perëndinë personal, "i cili është dashuri".
   Shumë njerëz e hedhin poshtë zbulesën në Krishtin, duke mbështetur mendimin se gjithësia drejtohet nga një Mendje dhe Fuqi e Epërme jopersonale. Aftësi intelekti disponon edhe njeriu, krijesa më e përsosur në botë, por karakteristikë e tij është vetëndërgjegjësimi i tij, se është person. Përse ata, të cilët i referohen në mënyrë abstrakte një Fuqie të Epërme, e duan të jetë jopersonale? Përse e mohojnë faktin se ky Realitet i Epërm është njëkohësisht një Person, me vetëndërgjegjësim, që na siguron, sipas shprehjes biblike, se është "Ai që është", "Ai që ekziston"?
   Ne të krishterët besojmë se Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë, nuk është një fuqi jopersonale, abstrakte, por është Perëndia i Gjallë, i Cili zbulohet me dëshirën e Tij dhe krijon një marrëdhënie dashurie me njeriun. Kisha nuk kërkon ta imponojë këtë të vërtetë. Veçanërisht, gjatë së kremtes së madhe të Krishtlindjes, e shpall në mënyrë lavdëruese, duke na ftuar t'i afrohemi esencialisht me besë të nxehtë dhe dashuri autentike.
* *
   "Ja, Krishti lind, lavdërojeni... Ja, Krishti mbi dhenë, ngrihuni."
   Lartësimi shpirtëror më Krishtin nuk kryhet automatikisht. Fillimisht, ka si kusht paraprak pasjen e besimit. Dhe e kremtja e Krishtlindjes kërkon të na zgjojë për ta pranuar personalisht Jisu Krishtin, si Shpëtimtar, si Udhërrëfyes, si Frymëzues të mendimeve, të ndjenjave, të vendimeve dhe të veprimeve tona.
   Kuptimi i thellë i pranisë së Tij të vazhdueshme, na paqëson dhe na jep kurajë, "nëse Perëndia është me ne, kush është kundër nesh?" (Rom. 8:31). Kjo siguri shpërbën çdo ndjesi pasigurie, duke ofruar ngushëllim, fuqi dhe shpresë. Dhe besimtari përsërit me gëzim paqësor psalmin: "Sepse edhe po të eci në mes të hijes së vdekjes, nuk do të kem frikë nga ndonjë e keqe, se ti me mua je" (Ps. 22).
   "Ja, Krishti mbi dhenë, ngrihuni." Jisu Krishti nuk erdhi si profet i thjeshtë për të fshikulluar dukuritë negative, për të shpallur një sistem të ri idesh dhe parimesh. Ai erdhi për të na lartësuar, për të na bërë bij të Perëndisë, "që të marrim birësinë" (Gal. 4:5). Dhe pikërisht kjo kryhet me anë të besimit, "sepse të gjithë jemi bij të Perëndisë me anë të besimit, që është në Jisu Krishtin" (Gal. 3:26). Siç e përmbledh në mënyrë tronditëse shën Joan Ungjillori, duke iu referuar ardhjes së Mesisë, "Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij, të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që i beson atij, po të ketë jetë të përjetshme" (Jn. 3:16).
   Marrëdhënia me Krishtin, esencialisht, është marrëdhënie dashurie, e cila formon një mënyrë jetese të sajën. Jisui e përcaktoi para Pësimit të Tij: "Ai që ka porositë e mia dhe i ruan, ky është ai që më do; dhe ai që më do, do të duhet prej Atit tim; dhe unë do ta dua, dhe do të tregoj veten time tek ai" (Jn. 14:21). Të mira janë shprehjet e jashtme të shpresëtarisë dhe të adhurimit, por pasja e një marrëdhënieje esenciale dashurie me Krishtin, do të thotë që të bëhemi të njëtrajtshëm me llojin e dashurisë, që Ai e zbuloi me fjalën, jetën dhe sakrificën e Tij. Shën Joan Gojarti, duke komentuar himnin e apostull Pavlit "cili do të na ndajë nga dashuria e Krishtit?" (Rom. 8:31-39), e përfundon duke thënë me guximin e tij të njohur: "Kjo është gjëja më e madhe nga të gjitha, ta kesh Krishtin edhe personin që ti e dashuron, edhe atë që të do ty".
   Nxënësi konsekuent i Krishtit nuk kufizohet duke u marrë vetëm me veten e tij. Paralelisht, ai ndien detyrimin të luftojë për drejtësinë, të vërtetën, pajtimin dhe paqen në ambientin e tij të ngushtë dhe më gjerë, duke kontribuuar në kohezionin e sigurt social. Nuk kufizohet vetëm në detyrat e jashtme fetare. Nuk harron se, "të bësh drejtësi dhe të jesh i vërtetë, është më e pëlqyer për Perëndinë sesa blatimet me gjak" (Fjalët e Urta 21:3). Të gjithë e dimë se tronditja dhe pasiguria që helmojnë shoqërinë, mbahen në këmbë nga korrupsioni shumëformësh, të cilin e ushqejnë gënjeshtra, lakmia, egocentrizmi, arroganca. Pikërisht këto erdhi t'i përmbysë me praninë e Tij, Biri i bërë njeri dhe Fjala e Perëndisë. Bashkërendimi ynë me parimet që Ai përcaktoi, përbën garancinë më të madhe për sigurinë e jetës sonë dhe, më gjerë, të shoqërisë.
   "Ja, Krishti lind, lavdërojeni...", vëllezërit e mi, "Ja, Krishti mbi dhenë, ngrihuni". Krishti qëndron me ne, jo vetëm në orët e pendimit dërrmues dhe të adhurimit, por edhe në ditët e turbullta të dyshimit dhe të pafuqisë. Ndërgjegjësimi për praninë e Fjalës së mishëruar të Perëndisë shpërbën retë e pasigurisë, si dhe çdo frikë e shqetësim.
   Le ta presim me besë dhe dashuri të rigjallëruar. Le ta lartësojmë në mënyrë adhuruese mendjen dhe zemrën tonë, duke kundruar Fytyrën e Krishtit të Dashur. Dhe njëkohësisht, le të punojmë për Ta njohur Atë edhe njerëz të tjerë, afër dhe larg nesh. Krishti ofron antidotin e efektshëm kundër shqetësimit që krijon virusi i pasigurisë.
   Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri le të jetë përplot me sigurinë e pranisë së Krishtit në jetën tonë të përditshme dhe në ecurinë e botës.
Me dashuri të tërëshpirtshme në Krishtin Jisu, Shpëtimtarin tonë,
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
 



+ Αναστάσιος
Αρχιεπίσκοπος Tιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας
ΧΡΙΣΤΟΥΓΕΝΝΑ 2018
Αντίδοτο στην ανασφάλεια
Πρός τον ευλαβή κλήρο και λαό
Τέκνα εν Κυρίω προσφιλέστατα,
«Χριστός γεννᾶται, δοξάσατε…
Χριστός επί γῆς, ὑψώθητε».
(Καταβασίες Χριστουγέννων)      
Διάχυτη ανασφάλεια, σαν σκόνη πυρηνική, απλώνεται στη σύγχρονη κοινωνία, προκαλώντας ανησυχητική δύσπνοια. Πολλοί προσπαθούν να την αντιμετωπίσουν συσσωρεύοντας κάθε είδους υλικό πλούτο. Άλλοι αναζητούν φίλους ισχυρούς, πολιτικούς ή οικονομικούς παράγοντες. Μερικοί καταφεύγουν σε περίεργες θρησκευτικές ιδεολογίες ασιατικής προελεύσεως. Με ποικίλους τρόπους επιδιώκουν οι άνθρωποι την ασφάλειά τους.
Η εορτή των Χριστουγέννων έρχεται να προσφέρει το θεραπευτικό αντίδοτο στον ιό της ανασφάλειας. Να ζωντανέψει στο νου και τη συνείδησή μας μια αλήθεια συχνά λησμονημένη: ότι «ὁ Θεός μεθ’ ἡμῶν». Αυτό ακριβώς σημαίνει το όνομα του ερχομένου Λυτρωτού: «Εμμανουήλ!». Ο Λόγος του Θεού «σὰρξ ἐγένετο καὶ ἐσκήνωσεν ἐν ἡμῖν,» (Ιω. 1:14).
Αυτό αποτελεί την κατεξοχήν εμπειρία της Εκκλησίας: Ο Θεός, ο άπειρος και απερινόητος δεν εγκατέλειψε τον κόσμο έρμαιο στις δυνάμεις του μίσους και του εγωκεντρισμού. Ο Υιός και Λόγος του Θεού προσέλαβε την ανθρώπινη φύση. Κατά την διατύπωση του Μεγάλου Βασιλείου, ήλθε στη γη «ἵνα ἐπαναγάγῃ πᾶσαν τήν ἀνθρωπότητα πρός ἑαυτόν», για να επανασυνδέσει την ανθρωπότητα με τον δημιουργό της: τον προσωπικό Θεό «ὅστις ἀγάπη ἐστί».
Πολλοί απορρίπτουν την εν Χριστώ αποκάλυψη υποστηρίζοντας ότι το σύμπαν κυβερνάται από μια απρόσωπη Ανώτερη Διάνοια και Δύναμη. Διανοητικές ικανότητες διαθέτει και ο άνθρωπος, το τελειότερο δημιούργημα στον κόσμο. Όμως ιδιαίτερο χαρακτηριστικό του είναι η αυτοσυνειδησία του, ότι είναι πρόσωπο. Γιατί λοιπόν, όσοι αναφέρονται αόριστα σε μια Ανώτερη Δύναμη, την θέλουν απρόσωπη; Γιατί αρνούνται ότι αυτή η Υπέρτατη Πραγματικότητα είναι συγχρόνως ένα Πρόσωπο, με αυτοσυνειδησία, που βεβαιώνει ότι είναι, κατά τη βιβλική έκφραση, «ο Ων», «ο Υπάρχων»;
Οι Χριστιανοί πιστεύουμε ότι ο Δημιουργός και Κύριος του σύμπαντος, δεν είναι μια απρόσωπη, αόριστη δύναμη, αλλά είναι ο Ζων Θεός, ο οποίος αποκαλύπτεται εκουσίως και συνάπτει με τον άνθρωπο σχέση αγάπης. Η Εκκλησία δεν ζητεί να επιβάλει αυτή την αλήθεια. Κατά τη μεγάλη εορτή των Χριστουγέννων κατεξοχήν την κηρύσσει δοξαστικά, καλώντας μας να την προσεγγίσουμε ουσιαστικά με πίστη θερμή και γνήσια αγάπη.
**
«Χριστός γεννᾶται, δοξάσατε… Χριστός ἐπί γῆς, ὑψώθητε». Η εν Χριστώ πνευματική ανύψωση δεν συντελείται αυτόματα. Προϋποθέτει καταρχήν πίστη. Και η εορτή των Χριστουγέννων ζητεί να μας αφυπνίσει ώστε να δεχθούμε προσωπικά τον Ιησού Χριστό, ως Σωτήρα, ως Οδηγό, ως Εμπνευστή των σκέψεων, των συναισθημάτων, των αποφάσεων και των ενεργειών μας.
Η συναίσθηση της συνεχούς παρουσίας Του ειρηνεύει και ενθαρρύνει, «εἰ ὁ Θεὸς ὑπὲρ ἡμῶν, τίς καθ᾿ ἡμῶν;» (Ρωμ. 8:31). Αυτή η βεβαιότητα εξουδετερώνει κάθε αίσθημα ανασφάλειας προσφέροντας παρηγοριά, αντοχή και ελπίδα. Και ο πιστός επαναλαμβάνει γαλήνια τον ψαλμό: «Ἐὰν γὰρ καὶ πορευθῶ ἐν μέσῳ σκιᾶς θανάτου, οὐ φοβηθήσομαι κακά, ὅτι σὺ μετ᾿ ἐμοῦ εἶ» (Ψαλμ. 22).
**
«Χριστός ἐπί γῆς, ὑψώθητε». Ο Ιησούς Χριστός δεν ήλθε ως απλός Προφήτης να επισημάνει τα κακώς κείμενα, να αναγγείλει ένα νέο σύστημα ιδεών και αρχών. Ήλθε να μας ανυψώσει, να μας κάνει παιδιά του Θεού: «ἵνα τὴν υἱοθεσίαν ἀπολάβωμεν» (Γαλ. 4:5). Και αυτό ακριβώς συντελείται δια της πίστεως: «πάντες γὰρ υἱοὶ Θεοῦ ἐστε διὰ τῆς πίστεως ἐν Χριστῷ ᾿Ιησοῦ» (Γαλ. 3:26). Όπως συγκλονιστικά συνοψίζει ο Ευαγγελιστής Ιωάννης αναφερόμενος στην έλευση του Μεσσία «οὕτω γὰρ ἠγάπησεν ὁ Θεὸς τὸν κόσμον, ὥστε τὸν υἱὸν αὐτοῦ τὸν μονογενῆ ἔδωκεν, ἵνα πᾶς ὁ πιστεύων εἰς αὐτὸν μὴ ἀπόληται, ἀλλ᾿ ἔχῃ ζωὴν αἰώνιον.» (Ιω. 3:16).
Ουσιαστικά η σχέση με τον Χριστό είναι σχέση αγάπης, η οποία διαμορφώνει μια γενικότερη στάση ζωής. Ο Ιησούς προ του πάθους Του την καθόρισε: «ὁ ἔχων τὰς ἐντολάς μου καὶ τηρῶν αὐτάς, ἐκεῖνός ἐστιν ὁ ἀγαπῶν με· ὁ δὲ ἀγαπῶν με ἀγαπηθήσεται ὑπὸ τοῦ πατρός μου, καὶ ἐγὼ ἀγαπήσω αὐτὸν καὶ ἐμφανίσω αὐτῷ ἐμαυτόν.» (Ιω. 14:21). Καλές οι εξωτερικές εκφράσεις ευλάβειας και λατρείας, αλλά η ουσιαστική σχέση αγάπης μαζί Του σημαίνει συμμόρφωση προς το είδος αγάπης, που Εκείνος αποκάλυψε με τον λόγο, τη ζωή και τη θυσία Του. Σχολιάζοντας ο Αγ. Ιωάννης ο Χρυσόστομος τον ύμνο του Αποστόλου Παύλου «τίς ἡμᾶς χωρίσει ἀπὸ τῆς ἀγάπης τοῦ Χριστοῦ;» (Ρωμ. 8:31-39) καταλήγει με τη γνωστή του τόλμη: «Τοῦτον γάρ ἁπάντων μεῖζον τό τόν Χριστόν ἐρώμενον ἔχειν ὁμοῦ καί ἐραστήν».
Ο συνεπής μαθητής του Χριστού δεν περιορίζεται να ασχολείται με τον εαυτό του. Αισθάνεται παράλληλα το χρέος να αγωνίζεται για την δικαιοσύνη, την αλήθεια, τη συμφιλίωση και την ειρήνη στο άμεσο και ευρύτερο περιβάλλον του, συμβάλλοντας στην ασφαλή κοινωνική συνοχή. Δεν περιορίζεται στα εξωτερικά θρησκευτικά καθήκοντα. Δεν λησμονεί ότι: «ποιεῖν δίκαια καὶ ἀληθεύειν ἀρεστὰ παρὰ Θεῷ μᾶλλον ἢ θυσιῶν αἷμα.» (Παροιμ. 21:3). Είναι πασίγνωστο ότι η αναταραχή και η αβεβαιότητα, που δηλητηριάζουν το κοινωνικό γίγνεσθαι, συντηρούνται από την πολύμορφη διαφθορά, την οποία τροφοδοτούν τα ψέματα, η πλεονεξία, ο εγωκεντρισμός, η αλαζονεία. Αυτά ακριβώς ήλθε να ανατρέψει με την παρουσία Του ο ενανθρωπήσας Υιός και Λόγος του Θεού. Ο συντονισμός μας με τις αρχές, που Εκείνος καθόρισε, αποτελεί τη μεγαλύτερη εγγύηση για την ασφάλεια της ζωής μας και γενικότερα της κοινωνίας.
**
«Χριστός γεννᾶται, δοξάσατε…» αδελφοί μου, «Χριστός ἐπί γῆς, ὑψώθητε». Ο Χριστός παραμένει μαζί μας όχι μόνο στις ώρες της κατανύξεως και της λατρείας, αλλά και στις θολές ημέρες της αμφιβολίας και της αδυναμίας. Η συνείδηση της παρουσίας του σαρκωθέντος Λόγου του Θεού διαλύει τη νέφωση της αβεβαιότητος, κάθε φόβο και ανησυχία.
Ας Τον υποδεχθούμε με αναζωογονημένη πίστη και αγάπη. Ας υψώσουμε λατρευτικά τον νού και την καρδιά μαςατενίζοντας το Πρόσωπο του Ηγαπημένου Χριστού. Και συγχρόνως ας εργασθούμε για να Τον γνωρίσουν και άλλοι συνάνθρωποί μας εγγύς και μακράν. Στην ανησυχία που δημιουργεί ο ιός της ανασφάλειας ο Χριστός προσφέρει το αποτελεσματικό αντίδοτο.
Ευλογημένα Χριστούγεννα! Το Νέον Έτος ας είναι γεμάτο από τη βεβαιότητα της παρουσίας Του στην καθημερινή μας βιοτή, καθώς και στην πορεία του κόσμου.
Μέ ὁλόψυχη ἀγάπη ἐν Χριστῷ Ιησοῦ τῷ Σωτήρι ἡμῶν
+ Αναστάσιος
Αρχιεπίσκοπος Tιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας